Kriza me pandeminë e ka prekur edhe Kosovën.
Shumë biznese nuk kanë operuar për gati tre muaj, duke iu vështirësuar aktiviteti ekonomik.
Dora e shtetit në sektorin privat është më se e nevojshme.
E ekonomistët e kanë një ide.
Ata propozojnë që për rimëkëmbje të ekonomisë mjetet e Trustit të rikthehen brenda sistemit bankar.