Lajme

Ekonomia u rrit rreth 3.6 për qind

By FerizajPress

January 11, 2017

“Kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të vazhdojnë të kenë kontribut negativ në rritjen e BPV-së”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

Sipas BQK-së, vlerësimet e ASK-së sugjerojnë rritje të aktivitetit ekonomik prej 3.6 % deri në shtator të vitit 2016, rritje kjo e gjeneruar kryesisht nga rritja e investimeve prej 9.2 % si dhe rritja e konsumit prej 4.8 %, raporton RTKlive.

“Në këtë periudhë, neto eksportet vlerësohet të jenë karakterizuar me thellim të konsiderueshëm të deficitit prej 13.0 %në terma real. Rritja reale e ekonomisë së Kosovës është mbështetur kryesisht nga rritja në aktivitetin e sektorit të tregtisë (4.4 %), transportit (4.0 %) dhe ndërtimtarisë (1.5 %). Ndërsa,rënie reale vlerësohet të jetë shënuar tek afarizmi me pasuri të patundshme (4.0 %) administrimi publik (1.4 p%) dhe industria përpunuese (1.2 %)”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë.

.