Ferizaj

Ekipi i të rinjve U9 të KF “Vizioni” kampion në turnirin “BALATON TROFEA” në Siofok të Hungarisë

By FerizajPress

June 29, 2018

Ekipi i të rinjve U9 të KF “Vizioni” nga Ferizaj ka zënë vendin e parë në turnirin “BALATON TROFEA” i cili pu mbahet në Siofok të Hungarisë. KF “Vizioni” nga Ferizaj po merr pjesë në turnirin “BALATON TROFEA” me tre ekipe të të rinjve, U9, U11, dhe U13. Ekipi i të rinjve U9 ishte më I suksesshmi I cili arriti deri në finale, ku në duel me ekipin vendës Siofok fitoi ndeshjen me rezultat 5:2 , për tu shpallë edhe Kampion i këtij turniri. Në gjysmefinale të rinjtë e “Vizionit” mundën NK “Policanin 1921 me rezultat 4:2. Ishte Erijon Topalli ai ii cili gjatë 6 ndeshjeve të zhvilluara dha hiq më pak se 24 gola. Edhe trajnerët e klubit Qerim Shaqiri dhe Vigan Shaqiri janë ndarë të kënaqur me lojën të cilën kanë treguar këta të rinj në një konkurrencë të fortë me ekipet me traditë shumëvjeçare.