Sport

Ekipet që Barca dëshiron t’i shmang në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

By FerizajPress

August 30, 2018

Nesër (e enjte) shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë do të bëjë hedhjen e shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. 32 skuadrat pjesëmarrëse në sezonin 2017/2018 do të mësojnë kundërshtarët për fazën e grupeve. Barcelona si kampione e La Ligas do të jetë pjesë e vazos A, së bashku me skuadra si Real Madrid, Atleticon, Bayern Munich, Manchester City, Juventus e PSG. Sport.es ka parashikuar kundërshtarët më të vështirë të mundshëm për Barcelonën në këtë fazë, ku në vazon e dytë cek Romën, me të cilën katalanët janë përballur vitin e kaluar dhe janë eliminuar në çerekfinale. Skuadër që Barcelona dëshiron të shmangë në vazon e tretë është Liverpooli, ndërsa në vazon e katërt Interi, që rikthehet pas disa viteve në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/