Ferizaj

Ekipet e automobilistëve të Kosovës dhe Kroacisë festojnë së bashku

By FerizajPress

October 15, 2018

Në garat ndërkombëtare e automobilizimit Hill Climb Masters që u organizuan në Gubbio të Italisë nga 12 deri 14 Tetor si duket më së miri ia kaluan ekipet nga kosova dhe Kroacia. Në fotot e dërguara nga Besfort Bunjaku nga Auto Klubi Ferizaj shihet se si dy klubet kishin një afërsi mes veti e që nuk është vetëm në këtë sport. “Federatat e këtij sporti nga Kosova dhe Kroacia kanë marrëdhënie shumë të mira. Falënderojmë kryetarin e Autosportit të Kosovës, Ismet Rexhepin i cili na bëri të mundur pjesëmarrjen në këtë event” ka thënë Besfort Bunjaku