Lajme

Eduard Kukan: Trepça të zgjidhet në Bruksel

By FerizajPress

October 24, 2016

Ai njëherit tha se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.

Duke folur në një intervistë për gazetën beogradase “Novosti” rreth një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan deklaroi se zëvendëskryeministri serb ia ka shpjeguar qëndrimin e tij, por se është nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar, përcjellë Klan Kosova.

“Sepse unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

.