Edon Zhegrova vazhdon të mahnitë në fanellën e Genk në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri. Genku ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj gjigantit grek, Olympiacos. Në këtë fitore reprezentuesi i Kosovës kontribuoi me një gol të bukur dhe një asistim. Zhegrova pranoi një top në krahun e tij të preferuar, duke depërtuar drejt zonës, dhe me të majtën e tij të saktë, mposhtin portierin e Olympiacos, me një gol ‘alla-Messi’. Kujtojmë se Zhegrova ka arritur të shënoi pothuajse në të gjitha ndeshjet miqësore te Genkut./Lajmi.net/