Ferizaj

Edon Zharku paralajmëron padi kundër hoxhës së xhamisë, Nehat Ajeti

By FerizajPress

September 25, 2016

Edon Zharku përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se do të bëjë padi në gjykatë ndaj Nehat Ajetit, hoxhës së xhamisë në Ferizaj, e cila gjendet afër “Eli-Abit”.   Sipas Zharkut , hoxha i kësaj  xhamie ka fyer dinjitetin e dhuruesit të tokës për xhami, duke e quajtur  mentalisht të sëmur si dhe   njeri që  nuk i do shqiptarët

Ju përshëndes të gjithëve me përshëndetjen më të bukur shqipe Tungjatjeta

Dua të flas për xhamin e Ferizajt të cilën e ka ndërtuar një donator nga Arabia Saudite por që truallin e ka lëshuar xhaxhai im Habib Habibi, i cili tani jeton në Ferizaj.

Por problemi qëndron pothuajse nga fillimi i punësimit të këtij hoxhe këtu në këtë xhami. Por çka qëndron ma keq këtu është se hoxha ka marr guximin duke ma ofenduar gjithë familjen time me një video të cilën e ka publikuar në youtube.

Së shpejti do të mundë të shiheni të vërtetën e këtij hoxhe ky ka shpifur në emër te xhaxhait tim duke i thënë disa hoxhallarëve kinse xhaxhai im ka dëshirë të jetë turk e jo shqiptar e duke trilluar gënjeshtra të shumta e aspak të vërteta.

Nuk e kisha besuar dhe menduar që një hoxhë i cili ka hyrë pa konkurs në atë vend imam  të ngrihet e të flas para disa hoxhallarëve gënjeshtra dhe trillime të shumta,

Ky hoxhë në videon e publikuar e kishte cekur kinse Habibi i ka raportet e mira me të, por kjo nuk qëndron aspak. Para një muaji po ky hoxhë ja kishte hapur derën e shtëpisë së tij duke i hyrë në dhomën e tij. E ky njeri nuk quhet ndryshe pos një njeri Hajn i cili qëndron ende imam aty dhe ka ende fytyrë ta ofendoj familjen time para disa hoxhallarëve të cilët e kishin organizuar një tubim në një xhami .

Kërkojë nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Ferizaj që sa më parë të bëhet largimi i këtij hoxhe nga kjo xhami.

Me Respekt Edon Zharku. Videon nga takimi i hoxhallarëve mund ta shikoni  në vazhdim.