Lajme

Edi Rama: Vetëvendosje është pasuri kombëtare

By FerizajPress

April 07, 2016

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për njërën nga tri partitë opozitarë në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se kjo Lëvizje ka një udhëheqje interesante.

“Unë e kam thënë dhe përsëris, që Lëvizja Vetëvendosje është pasuri kombëtare, një lëvizje që ka një potencial të rëndësishëm në shërbim të Kosovës dhe shqiptarëve. Ajo ka një lidership që është i veçantë”.