Lajme

Edi Rama: Thaçi ka lënë gjurmë të pashyleshme në historinë e Kosovës

By FerizajPress

April 07, 2016

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Rama që do të jetë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se këtë të fundit e ka mik.

“Unë e kam mik, Thaçin që ishte kryeministër, është president apo më parë si ka qenë edhe prijës i opozitës. Është një kulmim i një karriere të ndërtuar me plot meritë”.

Ai ka thënë se është i bindur se historia do ta vlerësoj Thaçin ashtu si duhet dhe shpreson se zgjedhja e tij do të thotë kapitull i ri në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se në historinë e Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Zgjedhja e tij president shpresoj se do të hap një kapitull të ri për Kosovën”.