“Ka një rezistencë të mirëkuptueshme nga struktura jonë shtetërore për këtë ide të cilën unë në fakt jam përpjekur ta nxis vazhdimisht që ditën e parë, sepse halli është mos mërziten disa fqinj dhe ca miq, por të shohin ambasada dhe konsullatat shqiptare me dy flamurët e dy republikave tona në të njëjtin ballkon. Fqinjët dhe miqtë e kanë bërë zakon në kohëra të tjera që të mërziten kur ne shqiptarët kërkojmë as më shumë dhe as më pak po të drejtat tona dhe bëjmë gjënë e duhur në respekt të dinjitetit tonë, kurrë duke fyer apo aq më keq kërkuar të shkelim dinjitetin e të tjerëve. Prandaj jemi ne që duhet t’i ndihmojmë fqinjët dhe miqtë ta harrojnë atë zakon dhe ta mësojnë njëherë e mirë, se kur Shqipëria mikut i thotë mik kur nuk ja ka me hile dhe as tekanjoze me të nuk është, pro ama hilet dhe tekat nuk i pranon më, sepse përndryshe miqësia nuk është e vërtetë dhe fqinjësia nuk është e mirë”, u shpreh Rama.
Në fund të Samitit, ai falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, duke thënë se do të bëjë cdo gjë që t’ua mundësojë të gjithë bashkatdhetarëve që të kenë të drejtën e votës dhe që ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Farë në fund, Rama tha: Rroftë Shqipëria, Rroftë Kosova, rrofshin shqiptarët kudo që janë… /Lajmi.net/
.