Lajme

Edi Rama: Për votimin elektronik vendos OSBE-ja

By FerizajPress

January 22, 2017

Ai në komunikimin javor në rrjetin social facebook, ka theksuar se votimi elektronik do të mund të sillte probleme duke e krahasuar me shtetin e Gjermanisë që e ka shpallur jokushtetuese këtë mënyrë të zgjedhjeve.

“Pse mund të jetë problematik se ai tradicional? Gjermania e ka shpallur antikushtetues. Kemi mësuar pse është i parealizueshëm jo vetëm në Shqipëri por edhe gjetkë. Megjithatë nëse OSBE do të na miratojë një plan konkret, atëherë e pranojmë pa asnjë zë. Nëse vjen një propozim serioz e mbështetur në një rast suksesi nga OSBE, atëherë e pranojmë dhe e mbështesim. Këshillë opozitës: Kthehuni në realitet dhe do mësoni se do bëni më shumë për Shqipërinë, për veten e duke e sfiduar më mirë qeverinë”, tha ndër të tjera kryeministri Rama.

Votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme u mohua kategorikisht edhe nga drejtuesit e KQZ-së në Shqipëri, duke pretenduar se realizimi i një projekti të tillë kërkon kohë për tu përdorur.