Lajme

Edi Rama: Pa shqiptarë nuk ka Maqedoni

By FerizajPress

February 02, 2017

Sipas tij, shqiptarët kanë arritur ta kenë një platformë të përbashkët dhe ajo platformë bazohet në realizimin e marrëveshjeve të dala nga Marrëveshja e përgjithshme e Ohrit, transmeton lajmi.net.

“Shqiptarët janë shtetformues në Maqedoni”, ka thënë Rama.

Sipas tij, ata duhet ta kenë respektin dhe të jenë të barabartë për liritë e tyre së pari si njerëz dhe pastaj si shqiptarë.

“Thjesht shqiptarët u bënë bashkë atje dhe ne i kemi mbështetur, siç mbështesim dhe respektojmë një Maqedoni të pandashme, por në të cilën shqiptarët janë të barabartë me maqedonasit. Shqiptarët janë shtetformues”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Ai ka përseritur se shqiptarët në Maqedoni nuk janë as shtojcë e as minoritet, por janë dhe duhet të jenë të barabartë me maqedonasit. /Lajmi.net/