Edi Rama nuk heq dorë: Konsensus vetëm sipas Nuland

By FerizajPress

July 19, 2016

Ka vetëm një mënyrë për të arritur konsensusin, sipas Kryeministrit, dhe shtoi se ndodhet në pritje për arritjen e tij deri në minutat e fundit.

“Propozimi hibrid i Victoria Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin dhe e rikonfirmoj se deri në orën 10:00 të 21 korrikut, gatishmëria për të gjetur buzëqeshjen reciproke mbi këtë propozim është e plotë’, u shpreh ai.

Ai i kujtoi Partisë Demokratike se nuk mund të japë konsensus përtej kornizave të vendosura në draftin e reformës.

“I bëj thirrje kreut të Partisë Demokratike që të sillet si lider. Ne i kemi dhënë konsensus për gjithçka të negociueshme dhe të mundshme”, deklaroi Rama.

“Ne 140 deputetët jemi përballë një gjendjeje shumë të qartë; o të votojmë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, o të votojmë që drejtësia të ruajë vazhdimin e pengmarrjes së vazhdueshme dhe të dhunshme”, tha ai.

.