Lajme

Edi Rama në Prishtinë refuzon të deklarohet për ato që i tha në Beograd për Kosovën

By FerizajPress

October 25, 2016

Ndonjë deklaratë lidhur me këtë vizitë të kryeministrit të Shqipërisë nuk e ka dhënë asnjë përfaqësues i shtetit të Kosovës.

Gjatë ditës Rama është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në njërin nga restorantet e Prishtinës.

Pas këtij takimi Rama erdhi deri në hotelin Swiss Diamond ndërroi rrobat dhe doli së bashku me ekipin e tij që e shoqëronte.

Derisa doli nga hoteli kryeministri Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për Kosovën në Beograd, mirëpo ai nuk u përgjigj.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Kosovë por nuk dihet arsyeja e vizitës së tij.

.