Lajme

Edi Rama: Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar për liberalizimin e vizave për Kosovën

By FerizajPress

July 18, 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se më fund u bë një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rama ka uruar që Këshilli dhe Parlamenti Evropian duhet të mos mendohen port ë rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme për Kosovën, transmeton Indeksonline. Postimi i plotë: Më në fund një hap pozitiv i stërvonuar i Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Uroj që Këshilli dhe Parlamenti Europian të mos mendohen po të rreshtohen në favor të heqjes së kësaj pengese të pajustifikueshme mbi Kosovën