Pas përfundimit të takimit që ka zgjatur rreth një orë, as kryeministri dhe as ministri i brendshëm, Saimir Tahiri nuk e kanë bërë ndonjë koment mbi akuzat nga Manjani.
I vetmi që foli ishte zëvendëskryeministri Peleshi, i cili deklaroi se ndryshimet në qeveri gjithmonë janë për mirë.
Ylli Manjani u shkarkua pak minuta pasi në paraditen e sotme përfundoi takimi mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. /tch