Lajme

Edi Rama: Kushdo që e quan Hashim Thaçin tradhtar është gomar

By FerizajPress

November 26, 2018

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë që kush e quan presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin si “tradhtar” sipas tij është vetë një “gomar”.

“Vetëm një gjë po e them – Hashim Thaçi është presidenti i Kosovës dhe komandanti i UÇK-së dhe kush ngre dorën kundër Hashim Thaçit duke e quajtur tradhtar është gomar”.

Sipas Ramës aspektet tjera janë thjesht çështje strategjike.

“Kosova për Demarkacionin ka bërë gjënë e duhur që ka vendosur vijën e kufirit me Malin e Zi pasi duhet demarkacioni sepse Kosova sot është peng i dimanikave të politikave të brendshme”.

Për tarifën 100 për qind, Rama tha se vendimi i Qeverisë të Kosovës është reagimi më normal në një situatë anormale.

“Nuk mundet dot të vazhdojë të pranojë Kosova që mallrat e Kosovës të jenë të palejuara e mallrat serbe të vazhdojnë të hyjnë”, tha Rama.