Ferizaj

Edhe zyrtarisht ndahet LDK-ja në Ferizaj, krijohet grupi Lista Vjosa, në Kuvendin Komunal

By FerizajPress

January 30, 2021

Pas kalimit të një pjese të LDK-së nga Ferizaj në Listën e Vjosa Osmanit, sot grupi i përbërë nga 5 anëtarë të Kuvendit Komunal, edhe zyrtarisht janë larguar nga LDK-ja.

Kështu, sot ky grup nga pesë asambleistë krijuan Grupin Parlamentar të Listës Vjosa.

Shefe e këtij grupi është emëruar Hysnije Mustafa Shamolli, e cila përmes rrjeteve sociale konfirmoi një gjë të tillë.

Postimi i plotë

GRUPI PARLAMENTAR I LISTËS VJOSA NË FERIZAJ EMËRON SHEFEN E GRUPIT

Sot u mbajt mbledhja e parë  e rregullt e grupit parlamentar të Listës Vjosa, para seancës së Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Përveç diskutimit të pikave të rendit të ditës për seancën e Kuvendit Komunal, grupi propozoi dhe votoi unanimisht që shefe e Grupit Parlamentar të jetë profesoreshë Hysnije Mustafa Shamolli.

Të vendosur në mbajtjen e fjalës dhe mbrojtjen e parimeve, ashtu siç edhe kemi presidenten Vjosa Osmani, ju sigurojmë që do të punojmë fuqishëm për mbrojtjen e interesave qytetare.