Ferizaj

Edhe zonat urbane në Ferizaj, bëhen me kryetar

By FerizajPress

July 01, 2019

Zgjedhjet janë mbajtur edhe për kryetar të zonave urbane, ku me shumica votash: kryetar i zonës së parë urbane është zgjedhur Liman Ramadani, kryetar i zonës së dytë është zgjedhur Florim Avdiu, në zonën e trete Alban Metushi, kryetar i zonës së katërt është zgjedhur, Bekim Shala, kryetar i zonës së pestë urbane tash e tutje do të jetë, Shkelzen Hashani, kryetar i zonës së gjashtë Bajram Prcani, kryetar i zonës së shtatë Xhelal Bislimi, ndërsa kryetar i zonës së tetë urbane është zgjedhur Agon Qosa.

Gjatë procesit të zgjedhjeve për kryetarë të fshatrave dhe zonave urban, kryetar i fshatit Balaj është zgjedhur Florim Salihu, ndërsa kryetar i fshatit Dubravë, kryetar është zgjedhur Avdyl Kopili, në fshatin Dremjak, kryetar është zgjedhur Afrim Shahini, në fshatin Prelez i Muhaxherevë Ismet Vranovci.

Zgjedhjet janë mbajtur edhe në fshatin Surqinë, ku kryetar u zgjedh Heset Hajdini, në fshatin Manastric Shaban Sejdiu, në Talinovc të Muhaxherëve, Njazi Behluli, në fshatin Mirash Taip Bytyqi, në Cërrnillë Shemsi Grainca dhe në fshatin Gurëz Xhafer Berisha.

Kryetar i fshatit Bibaj është zgjedhur Faton Haxhisalihu, në fshatin Nekodim, kryetar është zgjedhur Naim Matoshi, në fshatin Slivove, është zgjedhur Ruzhdi Sadriu, në fshatin Koshare, Sadik Qerimi, në fshatin Bablak Naim Nuhaj, ndërsa në fshatin Talinovc i Jerlive, kryetar është zgjedhur Visar Islami.