Ferizaj

Edhe të shtunën, Drejtoria e Bujqësisë shërben bujqit e fermerët për aplikimet për subvencione

By FerizajPress

March 25, 2023

Edhepse ditë pushimi, këtë të shtunë i gjithë stafi i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, prirë nga drejtori i Drejtorisë, Burim Bajrami, ishin sot në punë, me orar të plotë, për t’i shërbyer e lehtësuar bujqit e fermerët ferizajas, në aplikimin e tyre për subvencionet e bujqësisë, për vitin 2023.

Drejtori Bajrami theksoi se ky vlug i punës në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë, po vazhdon tash e sa ditë, ku deri më tani kanë aplikuar rreth 450 fermerë për subvencione.

Ai shtoi se Drejtoria që udhëheq, me gjithë kapacitetet e saj kadrovike e profesionale, mbetet e përkushtuar për t’i shërbyer bujqve e fermerëve ferizajas.