Ferizaj

Edhe shkolla “Vezir Jashari” shënon ditën e saj

By FerizajPress

April 03, 2017

Në shënimin e kësaj ditë morën pjesë, drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt, përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, familjarë të dëshmorëve, mësimdhënës dhe prindër.

Në hapjen e manifestimit me rastin e kësaj ditë, drejtoresha e kësaj shkolle, Fatushe Azemi ka folur për jetën dhe veprën e dëshmorit Vezir Jashari që me krenari e mban kjo shkollë. Ajo tutje theksoi se shkolla fillore “Vezir Jashari” është njëra ndër shkollat më të mëdha në qytetin e Ferizajt, dhe mësimi në këtë shkollë zhvillohet në dy ndërresa.