Ferizaj.06.01.2017. Në shumë fshatra të Ferizajt vet qytetarët janë mobilizuar në hapjen e rrugëve nga bora e cila gjatë dy ditëve të fundin ka vështirësuar qarkullimin.
Edhe pse në pastrimin e rrugëve nëpër fshatra janë kontraktuar dy kompani private për hapjen e rrugëve reshjet e borës në dy ditët e fundit kanë bërë që shumë fshatra pothuajse të izolohen.
Për këtë shumë banorë të fshatrave kan marrë vetinisiativë për hapjen e tyre.
Në fshatin Greme të Ferizajt banorët kanë improvizuar makinën për hapjen e rrugës nga bora ndërsa në Manastirc banorët kanë dalë me lopata të largojnë borën nga rruga.