Lajme

Edhe policia malazeze ankohen për Demarkacionin: Pse po na nxirrni punë që të zbresim atje poshtë!

By FerizajPress

August 10, 2016

Bjeshkatari i njohur Arben Islami, nëpërmjet një postimi në Facebook ka rrëfyer një ngjarje interesante e cila ka të bëjë me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Siç ka rrëfyer Islami, përcjell Telegrafi, gjatë një “turi” në bjeshkët në kufi me Malin e Zi, ata kanë takuar edhe disa bjeshkatarë të tjerë.

Po sipas Islamit, kur këta bjeshkatarë ishin takuar me policët kufitar malazez afër Kuçishtës, kishin marrë ankesa nga policia rreth marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Sipas disa bjeshkatarëve që patën kontakt direkt me policët kufitar malazez afër Kuçishtës, treguan se këta të dytët po ankohen me marrëveshjen e re. Ata thonë: pse po na nxjerrni punë që të zbresim dhe të punojmë atje poshtë, shumë larg nga Qakorri?”, ka rrëfyer Islami.