Lajme

Edhe partitë shqiptare reagojnë për sulmin ndaj gazetarëve

By FerizajPress

March 01, 2017

Pas LSDM-së, reagime ka pasur edhe nga partitë shqiptare, transmeton lajmi.net

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami me anë të një postimi në facebook ka kërkuar nga institucionet që të bëjnë kapjen e përgjegjësve për këtë akt që e ka quajtur si të shëmtuar.

Edhe Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj kësaj ngjarje, duke  duke e cilësuar si ‘vandalizëm të pushtetit në ikje’

Kurse deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka theksuar se partia e tij e dënon dhunën e përdorur ndaj gazetarëve. /Lajmi.net/