Lajme

Edhe Parlamenti Evropian kushtëzon vizat me demarkacionin

By FerizajPress

July 06, 2016

Jo vetëm se nuk janë realizuar pritjet euforike për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës para pushimeve të verës, por as dhënia e mbështetjes në Komisionin përkatës të Parlamentit Evropian nuk do të ndodhë para këtyre pushimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Tanja Fajon, raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka njoftuar se e ka shtyrë votimin e raportit të saj të paraparë për javën që vjen, më 12 korrik, për datën 5 shtator.

Ajo si shkas ka përmendur mungesën e progresit në ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.