Ferizaj.05.01.2019. Sot rreth orës 16:45 në rrugën magjistrale, tek mobilieria Promoplast, është plaçkitur edhe një veturë e tipit Porsche, pronë e Murat Oranës.
Hajnat kanë thyer makinën dhe kanë marrë gjithçka që ka pasur me vlerë në këtë makinë.
Sipas pronarit Orana, hajnat kanë marrë një llaptop , ari me vlerë rreth 1500 euro, një telefon Samsung S8-Plus dhe dokumentat e udhëtimit të bashkëshortes.
Rasti është lajmëruar edhe në polici të cilët kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Pornari i makinës i ka thënë Ferizajpress, se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, dhe brenda 10 minutash sa kanë hyrë në mobilieri makina është plaçkitur.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe një ditë më parë në këtë pjesë të rrugës në Ferizaj dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar, edhe pse shumica e bizneseve kanë kamera të sigurisë që mbulon edhe parkingjet e tyre.