Lajme

Edhe një vit shkollor në objektin e shkatërruar në Busavatë të Kamenicës

By FerizajPress

August 27, 2018

Lulzim Aliu si një prind, shprehet i frikësuar për fëmijët e tij duke e parë këtë gjendje, e veçanërisht me punimet e lëna në gjysmë për shkollën e re pa rrethoja.

Ndërkaq,  pohon se nxënësit janë të rrezikuar në shkollën e tanishme,e  madje as dezinfektimin nuk kanë arritur ta bëjnë për shkak të vjetërsisë.

Ministria e Arsimit, përmes një përgjigje me shkrim  tha se nuk po arrijnë të kontaktojnë me kompaninë kontraktuese e cila është përgjegjëse për ndërtimin e kësaj shkolle. Ndërkaq, shtuan se në takimin që kishin pasur më datën 24 korrik 2018, përgjegjësit e kompanisë ju kishin thënë se punimet janë zhvilluar me një ritëm të ngadalësuar për shkak të reshjeve, dhe janë zotuar se ato do të përshpejtohen.

Sidoqoftë nxënësit e fshatit Busavatë të Komunës së Kamenicës, nuk do ta kenë gati as këtë shtator shkollën e re, ndërkaq do të vazhdojnë të përballen me rrezikun që u kanoset nga shkolla e tanishme e cila është ndërtuar në vitet e 50-ta.