Sport

Edhe një talent nga Kosova transferohet te Skënderbeu

By FerizajPress

July 23, 2018

Për të tashmen dhe për të ardhmen. Dejvi Bregu është përforcimi i madh, i cili rikthehet në skuadër, pas aventurës jot ë lumtur me Luftëtarin në turin e parë kualifikues të Europa League. Në të njëjtën ditë me yllin e afirmuar në Kategorinë Superiore, në Korçë do të prezantohet edhe talenti nga Kosova, Almir Ajzeraj, shkruan “Sport Ekspress”. Vetëm 20-vjeçar, mesfushori ka një talent të padiskutueshëm. Ajzeraj që cilësohet si pasardhësi i Besart Berishës, pritet të jetë zyrtarizohet së bashku me Bregun, që në ekip do të jetë pika e tij e referimit. Prej pozicionit, por edhe prej hapave që duhet të ndjekin në karrierë. Nëse Dejvi Bregu është cilësuar si pasardhësi natyral i Enis Gavazajt, Ajzeraj, ashtu sikurse edhe Zenel Gavazaj i prezantuar vetëm pak ditë më parë, cilësohen nga klubi i Skënderbeut si dy lojtarët e së ardhmes, që pasi të shkëlqejnë në Korçë do të kthehen në transferime të rëndësishme në merkato.