Lajme

Edhe një rrahje në Shkup, lëndohet rëndë një 16-vjeçar maqedonas

By FerizajPress

March 02, 2017

Sulmi ka ndodhur pak orë më parë në stacionin kryesor të autobusëve urban në Shkup, ndërsa burime policore informojnë se akoma nuk ka të arrestuar, megjithëse dyshimet e para janë se pas sulmit qëndrojnë nxënës shqiptarë të shkollave të mesme.

Ndryshe, rrahjet etnike midis nxënësve janë rikthyer ditëve të fundit, derisa dy ditë më parë – dy grupe nxënësish u rrahën keq në stacionin e autobusëve para Bankës Popullore të Maqedonisë.