Lajme

Edhe një e mitur në Kosovë pritet të bëhet nënë

By FerizajPress

February 28, 2019

Reparti i Gjinekologjisë në QKUK ka raportuar në polici se një paciente e moshës së mitur pritet të lindë fëmijë

Rasti është raportuar mesditën e së martës, ku e mitura e cila i takon komunitetit ashkali, është pranuar në Repartin e Gjinekologjisë dhe pritet të lindë fëmijë.

Në lidhje me këtë rast është identifikuar i dyshuari i cili është i mitur, po ashtu i komunitetit ashkali, ndërkaq bëhet e ditur se dy të miturit kanë bashkëjetuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, bën të ditur Policia. /Express