Ka mbetur edhe një ditë deri te mbyllja e afatit për aplikim për trajnimet të cilat ofrohen nga projekti i GIZ „Promovimi i punësimit të të rinjve në Kosovë“(YEPiK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).
Trajnimet do realizohen nga ekspertë nga Gjermania.
Prandaj, të gjithë të rinjtë e interesuar të moshave 18-30 vjeç, që janë të regjistruar në Zyrat e Punësimit nga Ferizaj (Hani i Elezit, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë); Gjakovë, (Deçan, Junik, Malishevë); Mitrovicë (Vushtrri dhe Skënderaj):
Afati për aplikim: 17 – 31 gusht 2016, ora 17:00. Krijoje vetë mundësinë për të korrur sukses! Apliko tani.
1. Për Trajnimin në IT – Apliko online duke plotësuar Formularin për Aplikim në këtë link.https://de.surveymonkey.com/r/VTWYVXL 2. Për Trajnim në “Soft Skills” – Dërgo një kërkesë në YEPIKapplication@giz.de ose në https://www.facebook.com/YEPiKosovo, me subjektin “Kërkesë për Aplikim -Shkathtësitë e buta” 3. Për Akademia e Ndërmarrësisë – Apliko online duke plotësuar Formularin për Aplikim në këtë link https://www.surveymonkey.com/r/8PS56KP
Kur do të mbahen trajnimet?
1. Trajnimi për IT, do të mbahet nga 19 Shtator deri më 23 Shtator 2016 . Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 31 Gusht 2016. 2. Akademia e Ndërmarrësis, do të mbahet nga 13 Tetor deri më datën 21 Tetor 2016. Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 1 Shtator. 3. Trajnimi per Shkathtësi të Buta, do të mbahet nga 24 deri më 28 Tetor 2016. Thirrja për aplikim është e hapur nga 17 Gushti deri më 31 Gusht 2016.
Më shumë informata për trajnimet dhe kriteret mund të gjeni në faqen tonë të Facebook-ut mund të gjeni më shumë informacione të detajuara rreth trajnimeve: https://www.facebook.com/YEPiKosovo.
Ne ju inkurajojmë që të mobilizoni përmes rrjeteve tuaja sociale dhe formave tjera që sa më shumë të rinj të aplikojnë.