Ferizaj

Edhe një aksident në Ferizaj!

By FerizajPress

July 30, 2016

Në rrugën “Driton Islami”,afër Terminalit Doganor në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Një lexues i FerizajPres ka dërguar  disa foto në të cilat shihet një makinë e aksidentuar e cila  ka pësuar dëme material.

Nuk bëhet e ditur për të lënduar pasi askush nuk ka kontaktuar Emergjencën e Ferizajt për intervenim.

Por sidoqoftë në një rrugë ku  shpejtësia është e kufizuar dhe dëmet që shihen në  makinë  jep të kuptohet se vozitësit nuk po zbatojnë rregullat e komunikacionit  për shpejtësinë, sidomos në këto ditë kur komunikacioni është   shumë i ngarkuar.