Ferizaj. 15.03.2017. Të mërkurën në Ferizaj, është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e cila u udhëheq nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa njëherësh edhe kryesues i këtij këshilli, ndërkaq përveç anëtarëve të këtij këshilli kanë marr pjesë edhe zyrtarë të anti-terrorizmit nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA në krye me Constantine Soupius, Keshilltar i lartë ligjor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Ira Panajoti, zyrtare nga Departamenti i Drejtësisë, Ira Panajoti zyrtare nga departamenti Amerikan i Drejtësisë, Lidia Misa dhe Zerina Gacanoviç.
Në hapjen e kësaj mbledhje kryetari i Komunës së Ferizajt, është shprehur se mirënjohës këtij delegacioni i cili morri pjesë në këtë mbledhje, përderisa ka shtuar se në shumë takime të këtij këshilli është trajtuar tema e ekstremizmit dhe të terrorizimit, dhe sipas tij kjo nuk është hera e parë që diskutohet për këtë çështje. Kryetari Svarqa, ka thënë se ky fenomen është i ri në Kosovë, por megjithatë është folur për pasojat shkaqet që kanë bërë edhe shtyrjen e njerëzve ne ekstremizëm, për pasojat e prodhuara dhe për masat që duhet të merren për parandalimin e kësaj dukurie.
“Komuna e Ferizajt është me pak e përfshirë në këto raste, por nuk konsideroje se mund të jetë imune nga ndikimet e tyre, për shkak se në disa komuna që kufizohet komuna e Ferizajt, ka një ndikim më të madh nga kjo dukuri negative. Në shpesh kemi folur se një ndër shkaqet për këtë gjendje është edhe gjendja ekonomike dhe sociale e qytetarëve, por pa përjashtuar edhe mungesën e komunikimit shoqëror dhe mungesën e komunikimit me të tjerët si pasojë e izolimit të qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një numër të popullsisë e cila si pasojë e vetëdijes më të ulët ka rënë pre e ndikimeve të organizatave të huaja të cilat kanë operuar një kohë të gjatë në Kosovë, që nga pas lufta dhe përpjekjet e tyre ndoshta për rekrutimin eventual të shtresave të caktuara të popullsisë”, ka thënë kryetari Svarqa. Ai ka thënë se ky problem është i importuar në Kosovë. “Duke e njohur zhvillimin e feve ne veçanti të fesë myslimane, ne kemi kultivuar një fejë të ashtuquajtur tradicionale, e cila ka proklamuar bashkëpunimin, tolerancën, mirësjelljen, humanizmin si virtyt morale dhe njerëzore”, ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se për këtë dukuri janë mbajtur edhe simpoziume të ndryshme neper kultet fetare, por edhe në institucionet shkollore në të cilat kanë marr pjesë njerëz që merren me çështje të rëndësishme siç janë psikologet, sociologet, klerikët fetare si dhe drejtues të ndryshëm të institucioneve qendrorë dhe lokale, por edhe të organizatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
Ndërkaq Jefrry Fields, zyrtarë nga departamenti amerikan i Drejtësisë, ka folur edhe për risocializimin e personave që kthehen nga vatrat e krizës.
“Mënyra për të shkuara për para ndoshta edhe për nga përvoja e me hershme të shqyrtojmë këto probleme në mënyrë që të zgjedhim edhe këtë problem”, ka thënë Fields.
Në këtë mbledhje me diskutimet e tyre kanë kontribuar edhe komandanti i policisë në stacionin e policisë në Ferizaj, Qazim Reka si dhe zyrtarë të departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.