Ferizaj

Edhe në Ferizaj u shënua Dita e Tokës

By FerizajPress

April 22, 2017

Dita e planetit Tokë u shënua sot edhe në Ferizaj. Kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe drejtoresha e shërbimeve publike Mimoza Fazliu, së bashku me kompaninë “Ambienti”, mbollën pemë në sheshin “Hyrë Emini”, për të përcjellë porosinë e ruajtjes dhe kultivimit të mjedisit jetësor, në një kohë kur planeti ynë po degradohet gjithnjë e më shumë nga ndotja në rritje.

Në këtë mënyrë edhe komuna e Ferizajt iu bashkua shumicës së vendeve të botës, të cilat e shënojnë 22 prillin si ditë të thirrjes ndaj problemeve që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive.