Lajme

Edhe kryeministri i ardhshëm i Malit të Zi, mik i Hashim Thaçit

By FerizajPress

October 26, 2016

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, sot ka paralajmëruar se po tërhiqet dhe se më nuk do të vazhdojë si kryeministër.

Kurse, Partia e tij Demokratike e Socialistëve, paralajmëroi se për kryeministër do ta nominoj zëvendësin e tij, Dushko Markoviq, transmeton Telegrafi.

Por, përveç Gjukanoviqit, i cili njihet për raporte shumë të mira me presidentin Thaçi, të tilla raporte del se ka edhe Markoviq, që pritet të jetë kryeministri i radhës i Malit të Zi.

Në fotografitë e inaugurimit të Thaçit president shihet se pjesë e ceremonisë ishte edhe vetë Dushko Maroviq.

Maroviq vlerësohet si njeriu më i afërt i Gjukanoviqit në Mal të Zi. /Telegrafi/

.