Ferizaj

Edhe këtë e bën Labi: Shkon te dajtë e i hip traktorit

By FerizajPress

June 06, 2019

Deputeti Labinot Tahiri sot ka shpërndarë një video jo fort të zakonshme.

Derisa ka shkruar përmes Facebook për atë që e quan “sefaja te dajtë”, deputeti Tahiri ka shpërndarë edhe videon duke e vozitur një traktor.

Tutje, ai ka shkruar se megjithëse ka pasur 170 lloje të veturave, nuk ka si ajo që e ka quajtur dashuria e parë, traktori.

Shkrimi i plotë:

“Pasha sefanë te dajtë kur e bënim dikurë😩Kam pasur mbi 170 lloje te veturave, por sikur dashnia e parë Traktori dajve 58-qi😉, nuk ka lezet ma te madh!

Kështuqë deri në vozitje të TANKEVE, më bani za haha😀

I përshëndes të gjithë familjet që kanē perjetua koherat më të ambla te Dajt👌