Ferizaj

Edhe kështu mbrohen automjetet nga gropat (Foto)

By FerizajPress

November 01, 2016

Humbja (vjedhja) e kapakëve  të kanalizimit të ujërave të shiut nuk është dukuri e re jo vetëm në Ferizaj.

Por kur kjo ndodhë në një udhëkryq (rrethrrotullim) në kryqëzimin e rrugës “Ahmet Kaçiku” dhe “Rexhep Bislimi”  i cili rrallë ndodhë të mos ketë automjete është për habi.

Shto kësaj faktin se në çdo udhëkryq është i pajisur me kamera sigurie të  cilat monitorohen  nga policia atëherë është  e pashmangshme pyetja pse ndodhë kjo mu para syve  të organeve të rendit dhe asnjëherë nuk pati ndonjë komunikatë se u zunë keqbërësit dhe u dënuan.

Për fat dikujt i ra ndërmend që kjo gropë e hapur mund të jetë rrezik për makina e “mbylli” atë me çka i’u gjet më afër.