Ferizaj

Edhe grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj me kandidat për kryesues të Kuvendit

By FerizajPress

December 19, 2017

Ferizaj.19.12.2017. Grupi parlamentar i LDK-së në Ferizaj, sot, mbajti mbledhje për përgatitjet e seancës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet nesër. Grupi parlamentar i LDK-së i cili është i unifikuar në qëndrime ka vendosur që të propozojë një kandidate për kryesuese të kuvendit. Kandidatja e cila është propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së është znj. Bahrije Hyseni.