Pas rastit në Kuvendin e Ferizaj me asamblisten nga radhët e PDK-së , përmes një reagimi dërguar medieve, ka reaguar edhe Gruaja Demokratike e PDK-së në Ferizaj. Ne si strukture e Gruas Demokratike të Kosovës e dënojmë ashpër gjuhën fyese të Kryetarit e aq më tepër, kur ky kërcënim, kjo gjuhë fyese behet kundër një gruaje, thuhet në mes tjerash në reagimin e këtij forumi të gruas. Reagimin e plotë të Forumit të Gruas Demokratikë dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:
Reagim Gruaja Demokratike e Kosovës në Ferizaj është e indinjuar jashtëzakonisht shumë me kërcënimin verbal që ia ka bë Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Sfarqa një asambliste të Kuvendit Komunal . Sfarca nuk është marr me zhvillimin e qytetit tonë, nuk është marr për përmirësimin e mirëqenies së qytetareve tanë. Por, Kryetari i Komunës z. Sfarqa duke mos u marr me çështje, mandej për nevoja substanciale për qytetarët që do të duhej të merrej si kryetar komune dhe ne mungesë të aftësisë së tij për ti përmbushur detyrat e tij, Ai vepron krejt pa hijeshëm dhe kërcënon Asamblisten e Kuvendit Komunal . Ne si strukture e Gruas Demokratike të Kosovës e dënojmë ashpër gjuhën fyese të Kryetarit e aq më tepër, kur ky kërcënim, kjo gjuhë fyese behet kundër një gruaje.Do t’a pyesim Kryetarin, z. Sfarqa pse e kërcënuat një asambliste? Z. Sfarqa, nuk e di a e dini se; Asamblistja e Kuvendit Komunal, znj. Kristina Gashi Bytyçi, para se me qenë asambliste, para se me qenë anëtare e një partie politike para se gjithash është një grua shqiptare, është një nënë shqiptare, është një motër, është bijë e dikujt? E shqiptarët, kur nuk e kanë pasur traditë ta fyejnë gruan shqiptare e aq më tepër ta kërcënojnë. E ne, Gruaja Demokratike e Kosovës në Ferizaj e dënojmë gjuhën fyese të kryetarit të Komunës e aq më tepër kur një gjuhë denigruese bëhet në një institucion ku duhet të jetë burim i fjalēs së lirë dhe respektimi i vleres demokratike. Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës në Ferizaj, Hanife Salihu