Loredana Zefi përmes rrjeteve sociale sot ka bërë të ditur se babai i saj ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.
Me këtë rast, reperja ka pranuar ngushëllime nga familjarët, miqtë e kolegët, ndërsa telegrame ngushëllimi shkruan edhe Mozzik dhe Getinjo.
Ky i fundit përmes një postimi në InstaStory ka shprehur ngushëllime për babain Loredanës.
“Prehu ne paqe Baca Lush! Do te kujtojme gjithmone ne familja e dhenderrit”, janë fjalët e Getinjos. /Lajmi.net/