Deputeti Elmi Reçica , përmes një postimi në Facebook, ka uruar qytetarët me rastin e festës së flamurit kombëtar.
Postimi i plotë
Festat e Nëntorit shënojnë ngjarjet më madhështore dhe më të ndritura të kombit shqiptar.
Festojmë 28 Nëntorin e ngritjes së Flamurit në emër të Pavarësisë, datëlindjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe paraqitjen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngjarje të krenarisë sonë kombëtare.
Uroj përzemërsisht të gjithë shqiptarët, Gëzuar Festat e 28 Nëntorit!