Ferizaj

Edhe “Ekologjia” dezinfekton Spitalin e Ferizajt gratis

By FerizajPress

May 07, 2018

Reshjet e shumta të shiut të përcjella me breshër dhe erë të fortë, shkaktuan dëme materiale edhe në Spitalin e Ferizajt.

Pas këtyre  dëmtimeve  të Spitalit nga të reshurat e fundit   kompania “Ekologjia” sot ka dhënë kontributin e saj vullnetar.

Punëtorët e kësaj kompanie sot kanë dezinfektuar  mjediset e spitalit  me një aksion vullnetarë.

Të reshurat e mëdha të ditës së shtune  kishin vërshuar edhe hapësirat e brendshme të Spitalit të Ferizajt. Për të  krijuar kushte higjienike dhe  pasoja eventuale nga këto ndotje  kompania “Ekologjia” sot në mesditë ka bërë dezinfektimin e këtyre  hapësirave.