Ferizaj

Edhe dy raste me koronavirus, shkon në 35 bilanci i të infektuarve në Kosovë

By FerizajPress

March 23, 2020

Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK  janë konfirmuar edhe dy raste të tjera me Koronavirus në Kosovë.

Me metodën RT-PCR, janë testuar njëzet (20) mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy (2) prej tyre janë pozitive.

Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç.