Sport

Edhe dy brazilianë te KF Ferizaj

By FerizajPress

September 20, 2016

Pasi arriti t’i sigurojë shërbimet e futbollistit shqiptar nga Maqedonia, Jasir Selmanit, Ferizaj pritet që brenda dy ditësh t’i bëjë edhe dy goditje të radhës.

Siç merret vesh, skuadra e Arsim Abazit pritet të përforcohet edhe me dy brazilianë. Futbollistët pritet të zbarkojnë në Kosovë të mërkurën ose enjten.

Kësisoj, Ferizaj nuk dëshiron t’i lë asgjë rastit dhe sa më parë t’i ikë zonës së rrezikshme të renditjes, pasi nga pesë ndeshje të zhvilluara, ka vetëm tri pikë.

Gjithsesi, ditë të mira po e presin Ferizajn.