Lajme

Edhe doganierët të pakënaqur me pagat

By FerizajPress

January 29, 2019

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes një komunikate për media shpreh shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draftligji i Pagave

Sipas njoftimit për media, kjo Sindikatë thotë se ky Drafligj nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi te punonjësit e Doganës, pasi që propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë përfshirë në këtë draft.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterrur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave, edhe përkundër njoftimeve paraprake situata mbetet e njëjtë. Tash e tutje SPDK do të kalojë në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovësqëtë reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draftligjin e Pagave për punëtorët e Doganës.“Në të kundërtën veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim”, thuhet në njfotim.

Aktualisht në grevë është sistemi arsimor në Kosovë, që ka hyrë në javën e tretë, derisa edhe shërbyesit civilë ka dy ditë që kanë nisur grevat një orëshe. Ka muaj që kirurgët refuzojnë të kryejnë shërbime pos rasteve emergjente, si dhe minatorët e Trepçës.Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/edhe-doganieret-te-pakenaqur-me-pagat-621030/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright