Ferizaj

Edhe deputetët ferizajas solidarizohen me pronarët e fabrikës së këpucëve

By FerizajPress

April 09, 2016

Shumë deputet të   Parlamentit të Kosovës nga Ferizaj   me të marr lajmin për fatkeqësinë që i ndodhi  fabrikës së këpucëve  kanë vizituar  vendin e ngjarjes dhe kanë  shprehur dhimbjen e tyre për këtë fatkeqësi .

Aty u panë deputetët  Elmi Reçica dhe Agim Aliu  e Milazim Halititë cilët shprehën keqardhjen  për atë që ka ndodhur.

“Është një dëm i madh,së pari për  pronarët të cilët investuan tërë mundin e tyre.Por  është dëm I madh  edhe për të gjitha familjet që kishin të punësuar në këtë fabrikë dhe siguronin të ardhura.Gjithashtu  është dëm për ekonominë ferizajase për faktin se ishte një prodhues i madh  e që  për këto ka më së shumti nevojë Kosova tani” tha Reçica.

Por që nga orët e para në vendin e ngjarjes ishte edhe deputeti Blerim Grainca  i cili gjatë tërë kohës  ishte në kontakt më familjarët  dhe pronarët e fabrikës të cilët  ato qaste po përjetonin moment të vështira.