Pas fillimit të përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme të LDK-së, dega në Ferizaj, ka mobilizuar anëtarët e këtij subjekti politik.Për të parin e LDK-së në Ferizaj tashmë filtet për dy kandidat që do ti hyjnë kësaj gare.Është Blerim Grainca i cili ka konfirmuar kandidaturën për të parin e LDK-së, dega në Ferizaj.Këtë e ka pohuar edhe vet Grainca për Ferizajpress.Blerim Grainca, ekonomist i diplomuar, në këtë subjekt politik është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm.Kohë më parë ishte për një mandate edhe Deputet I Parlamentit të Kosovës, por ka punuar edhe si këshilltar për Investime në kuadër të Qeverisë kur LDK ishte në pozitë.Deri më tani ky është kandidati I dytë për kryetar dege, derisa kryetari aktual, Muharrem Svarqa, ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim se a do ti hyjë kësaj gare edhe për një mandat.