Asllan Kruezi , nënkryetar i PDAK, dega në Ferizaj, menjëherë pas dorëheqjes së kryetarit të degës Qazim Rrahmani, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky subjekt politik.
Edhe Kruezi në arsyetimin e tij të dorëheqjes ka akuzuar kryetarin e PDAK-së, Danush Ademin, se ndryshuar qëllimin dhe vizionin partisë si dhe ka përvetësuar fondet.
Kjo është deklarata e plotë të Kruezit :
KOMUNIKATË PUBLIKE
Të nderuar bashkëqytetar,miq,struktura politike të PDAK-së dhe anëtarësi e saj .
Unë Asllan KRUEZI . Nënkryetar i PDAK-së dega në Ferizaj ofroj.
DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME Nga Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës
Të nderuar bashkëqyetar të Republikës së Kosovës. Siq e dini nga viti 2007 isha i angazhuar në jetën politike,e nga viti 2010 edhe në pozicione kyçe në PDAK. Kontribova në mundësit e mija,dhe ju mësova shumë çka që nuk dinin ata. Disa nga Arsyetimet: Në pamundësi për të vepruar dhe kontribuar për komunitet nga ky subjekt politik,nga kapja e partisë,privatizimi i saj nga një parti nacionale në atë personale,nga krijimi i diktaturës ,dhe pamunëdsisë për ti respektuar dhe dhënë hapsirë kuadrove të rinjë profesional por vetëm Danushi Danushi Danushi ,dhe askush tjetër i cili çdo herë erdhi në krye të kësaj partie me imponime ,klane ,dhe para asnjëherë me një unitet ,por vetëm për hatër të proceseve , Krijimit të një Statuti privat dhe komunist e Diktatorial të partisë i cili nuk jep hapsirë ,asnjë anëtari tjetër për kundërkandidat të tij ,por e ka bërë vetën të pazëvendësueshem . z.Danush Ademi i cili pohon që unë vetëvritem por pozitën nuk e lësho,më bënë të kuptopj që me këtë njeri nuk ka prespektiv politike për Ashkanlit e Kosovës ,edhe ashtu duke i parë aftësit dhe kapacitetet e tija të ulëta. Ky njeri i vetëmi në Kosovë nga viti 2008 filloj që të përqaj rëndë dhe të ndaj në dy krih politik komunitetin Ashkanli ,ku nga kjo ndarje çdo herë përfitoi ai dhe anëtarët e familjes së tij apo ata të cilët blini pozitat me para të majme nga Danush Ademi,dhe duke nënvlersuar njerzit me vlera. Ky njeri është kundër bashkimit të partive politike,kundër bashkimit kombëtar,kunër vlerave të krijuara me mund e sakrificë i cili po thuajse deri sot është munduar ti shkatërroj në tërësi duke i larguar nga partia vetëm e vatëm për të qenë i pa konkurentë ndërsa të rinjët duke i kushtëzuar me statutin e tij” Qaushevski Statut “për mos hapsirë . Kandidati për President të shtetit të Republikës së Kosovës sipas Kushtetutës tonë jep të drejtën që mund të kandidoj kandidati i moshës 35 vjeqare ,ndërsa për tru bërë kryetar i PDAK-së duhet patjetër ti kesh 40 vjet,e shumë e shumë kritere tjera të dhunëshme që për qudi nuk di si e ka çertifikuar këtë statut KQZ,Komisini Qendror i Zgjedhjeve,por edhe shumë nene tjera të cilat bijen ndesh me ligjet që ka në fuqi Republika e Kosovës . Po ashtru duke e parë këtë njeri që nuk është figurë unifikuese ,dhe pa ndjenja kombëtare dhe vizion politik i pa pranueshëm për qytetarin ofrova dorëheqjen time nga ky subjekt politik. Danush Ademi njeriu Ashkanli më i korroptuari në Kosovë i cili din të mbroj vetën ku keqpërdori mijëra euro të PDAK-së ,përfitoi shumë fonde në cilësin e kryetarit dhe Deputetit të Kuvendit të Kosovës në emër të OJQ-së Qendra e Komunitetit Ashkanli organizat kjo e cila është udhëhequr po nga ky njeri,dhe asnjëher muk u morrë drejtësia me të. Unë do të vazhdoj të jap kontributin tim personal dhe Institucional edhe nga pozicioni i Nënkryetarit të Komunës për komunitete të Ferizajt ,për qytetarët tanë dhe do të jem afër jush çdo herë. Sot më 08 Janar 2017 ora 11:00 Mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Imponimit dhe kundër sovranitetit të Ashkanlive,ju bëjë thirrje të gjitha degëve të PDAK-së dhe Delegatëve të Kuvendit që të mos prezentojn në këtë kuvend dhe të mos përkrahin kandidaturën e Danush Ademit për kryetar,MOS JU LUTEM ,mos e dëmtoni këtë popull të përvuajtur nga belat politike ,mos jepni mundësi ndarjes edhe për 4 vite të ardhshme. Ejani të bashkohemi ,idet tona janë bashkimi në mes partive politike të Ashkanlive.stabiliteti politik,dhe krijimi i një force të vetme politike për Ashkanlit e Republikës së Kosovës. Mos përkraheni njeriun i cili është kundër këtyre vendime madhore. Populli thërret bashkim ,dhe unitet unë po ju përgjigjem ejani edhe ju.
Më 08 Janar 2017 Ferizaj. Sinqerisht : Asllan KRUEZI