“USA Today” i ka kushtuar rëndësi të veçantë refuzimit të apelimit të Serbisë.
“Apelimi i Federatës së Futbollit të Serbisë kundër Kosovës për pranimin në UEFA, është refuzuar nga Gjykata e Arbitrazhit të Sportit”, thuhet mes tjerash aty, përcjellë “lajmi.net”.
Ashtu sikur mediat britanike e ato spanjolle, edhe “USA Today” ka dhënë detaje mbi vendimin e CAS-it, ku mes tjerash përmendet që Kosova është e njohur nga Kombet e Bashkuara, si dhe që FFK u pranua në FIFA pas pranimit në UEFA. /Lajmi.net/